DASMA E PRINCIT ME PRINCESHËN
Nga KOL SHKODRANI
Oligarkët që bëjnë pallë
s'e shohin populli përballë.
kanë pas thanë mirë të vjetrit
nanën kush s'e vodhi tjetrin
ti po e sheh more zotni
bahet dasëm me flori
tjetri s'ka as bukë në shtëpi
tjetrit rrëkaj i pikon shtëpija
ti po thua Rroftë Naltmadhnia
tjetri s’di çka e pret
ti po i thue Krajl e Mbret
a thue s’janë mjaft Salë e Ed
me të tretin në Parlament
që ëndërron për president
për këtë skamje që na ka mblue
nuk lanë fjalë pa rrotullue
e ka fajin vetë Enveri
jo po Ahmet Zogu-mbreti
jo xhandari, jo asqeri
ma shumë faj se ata në vorre
ka kjo Oligarki horre
mor zotni, që gja s’po di
tu ka mbush koka mbretni
unë s’kam
buk’ e as uj’ n’ shtëpi
gjithsecili shkon merr të veten
princi po marton princeshën
Shqipërinë e mjerë e rrjepën
shtatëqind e kusur dreqën
gjysma e shqiptarëve tretën.