Saturday, May 12, 2007

Lesbikja e Shaban Llapit - nga Kol Shkodrani

LESBIKJA E SHABAN LLAPIT

Rrefim nga
KOL SHKODRANI
Kisha vite pa e parë Shaban Llapin. E kam kushuri por edhe shok fëmijërie. Edhe rininë bashkë e kemi kalur sepse kemi qënë moshatar e jemi gjëndur në të njëtën shkollë. Duke qënë se ishim të dy të zbritun në kryqytet, bëmë ujdi për të qënë afër njëri-tjetrit për çdo hall e nevojë.
Mirëpo kushua im me iku ne Gjermani e ma la shtëpinë nën kujdes. Kishte shkuar këtu e dhjet vjet i përhumbur pas pares së thatë. Nuk u bë i gjallë veç ndonjë telefonate të nxituar. S'u kthye një herë në shtëpi të vet që është ngjit me shtëpinë time. Më dukej ajo shtëpi si fole kukuvajkash. Dhjetë vjet pa zjarr në vatër. Bash këto ditë janari me borë, ra zilja e derës e meqë u gjënda në shtëpi vetëm, dola në prag të shoh mos ishte gruaja me fëmijët që kishin shkuar në tregtore. Çfarë të shoh?! Shaban Llapi, trupgjatë e i sertë, besa edhe i zbardhuem sikur ti kish ra në kokë bora e Sharrit.
U përqafuam e u përlotëm me shishe rakije perpara. Kur biseda u ndez fort për problemet që na kanë pllakosë si komb shqiptar, më kthehet e më thotë ;
- Po ti ke harrue kompiuterin hapur, lum Lumbardhi.
- Ke të drejtë ja ktheva.- Ja po e shkimi.
- Jo, more- ma ktheu e u ul me sy të shqyer para ekranit. - A po shkruake poezi, a?
- Jo, por....- ju gjegja.
- Si por. Kjo poezia "Kapaku i librit" për çka flet?
U mblodha si urith nën dhe e nuk po dija si me i spjegue se po shikoja një veb-sajt interneti, kur ai u hodh perpjetë sikur ta kishte pickuar miza në vend të keq.
- Ç'pate ?-e pyeta.
- Si ç'pata mor Lumëbardh, more lumëzi...Po me piçka merresh, more faqja e zezë. Po gruaja jote, zonja Drinush a ti di këto piçka e tua , more kusho?
-Nuk i di - i thashë.Çfarë ti thosha.
U ngrit në këmbë e bëri të dilte.
- Jazëk!Më fëlliqe fisin me këto piçkat e internetit.
- Dale e qetësova. Nuk e kam shkruar unë.
- Po kush bre se po më pelcet xhani, se ma shthurën kushon, more zagararicat e internetit.
I tregova me durim se si e qysh e kisha gjetur poezinë "Kapaku i librit", i tregova për konkursin letrar që ishte mbyll në fund të dhjetorit e çmimet që do të ndaheshin në fillim të shkurtit. Shtova se për atë poezi kisha vrejtje serioze sepse kishte banalitete. Pastaj më të mirë, duke i mbush gotën e rakisë, i thashë se do të jetë ndonjë horr Prishtine që e ka shkruar.
Shaban Llapit nuk ju mbush mendja, por u ul ta lexonte sërisht poezinë "Kapaku i librit". Si e lexoi dy a tri herë, u kthye nga unë e më tha, se kapaku nuk ishte kurrgjë tjetër veç të mbathunave të grave.
- Breçkat - u nguta ti them unë.
- Ashtu duken- tha me ton mosbesues Shaba, dhe shtoi: -Me çka nuhas unë si ujk i vjetër, autori është femër e ja thashka mirë seksit.
- Luaj vendit, bre Shabë, se po të kthehen unë tashti. E ku e di ti?
- Intuita si mashkull gjermanije me pasaporte dojçi nuk më gabon. Madje lum miku kjo e paska tullë, e ajo tjetra si drizë.
Po rrija e shihja si tuaf, se çfarë ishin këta tulla e këto driza kurrqysh pa ditur se ku donte të dilte kushua, i cili nisi ti recitonte vargjet një e nga një...sa thashë e humbi pusullën edhe ky si unë.
- E gjeta-, tha pastaj triumfator.
- Çfarë gjete, mor Shaban Llapi?
Shaba më pa në dritë të syrit sikur donte të blente mendimin, dija apo bëja sikur nuk e dija çfarë kishte zbuluar ai. E kur e pa se isha i hallakatun si duhëm dëbore, i dha karar të më spjegojë.
- Kjo more lum miku është femër. Femër që i këndon një femre tjetër. E ja këndon me sekse e me një ndjesie thuaj mashkullore. Shiko si ja prek me gishtrinj barkun. E ledhaton. I thotë unë jam brënda drizës tënde si lesh arapi si ti brënda tullës sime. Kjo ështe Lesbike. E mos u merr shumë me të, se kjo me fjalë ta rren mendjen, por shpirtin e ka me femna.
Nuk dija çfarë ti thoja kushos tim, që kishte parë botë me sy e dinte më shumë se sa unë që nuk kisha dalë kurrë jashtë shtetit veç deri në Kukës e Tetovë, e prej krevatit bashkshortor kurrë e kurrës .
E çfarë të bën bota e kulturuar , thashë me vehte i zhgrëhur fare, sa të ditur të bën dalja jashtë, ja shiko kushon Shaban Llapi çfarë intuite ka. Mua të mbyllurit kurrë nuk do të ma priste mendja kaq hollë se autor poezie do të ishte një femër që e sheh vehten lakuriq perpara një femre tjetër. Ah moj Gjermani si na i përparove djemt e këtij vendi të humbur - thashë me vehte.
- Shiko,- m’u kthye sërisht Shaba, tashmë duke u ndjerë i sigurt në përvojen e vet gjermane. Kjo është si është po ka edhe më keq...ka qe e bëjnë edhe me qentë. Heqin kapakun e librit dhe ua lëpin qeni... E çfarë nuk bëjnë gjermankat...
Duke dashur që të jem edhe unë në bisedë, se nuk doja ta lija veten të dukesha shushko para kushos që kishte bredh botën, ja ktheva:
- Me qentë e çarshisë, pazarit, desha me thanë.Për ata më flet?!
- Jo more por me qenin e shtëpisë, se mund të ketë shtëpi pa burrë por jo pa qen lum kushua.
- Në Gjermani? Po edhe matanë Atllantikut kështu, se kam merakun e vëllait të gruas që ka shkuar atje?
- Në Amerikë, mo?- ma ktheu menjëherë Shaba.
- Kush e di, ndoshta dhe atje...-thashe dyshues.
- O Lumebardh Llapi- ma preu fjalën, - U plake e dorë nuk hoqe sa tu bë dhe varri karroqe....... E di atë këngën. Kështu dhe me amerikankat. Atje luan bananja e zezë or mik, tha duke picërruar sytë me djallëzi.
Nga që nuk po kuptoja çfarë po më thoshte , mbylla kompiuterin e ja ktheva paq:
- Neve nuk na ka sjellë KFOR-i banane të zeza...
- Ka sjellë, more kusho vëllai, ka sjellë. Por ti si naiv i padalë që je, nuk di ti japësh dum kësaj pune. Dil në dritare! - më tha.
Dola në dritare. Në rrugën përballë lokalit "Zogu i Zi i Dardanisë" shoh një makinë të KFOR-it të ndalur. Pijnë votkë, thashë me vete
-Prit ne dritare deri sa të dalin të zotët e xhipsit, - më tha.
Prita pak, kur ja u duken katër vetë me uniforma ushtarake.
- Dolën,-i thashë serbez Shabës, i cili mu afrua me nxitim.
- Nuk i sheh, -me tha.
- Po ç'të shoh, more Shabë, se më plase.
- Ushtarët amerikanë nuk i sheh. Çfarë ngjyre kanë?
- Të zinjë janë,- ja ktheva. Pastaj shtova- për racizëm mi thua, o kusho? Po nuk ke faj se ke jetuar 10 vjet në Gjermani ku mbase ka edhe nostalgjikë për nazizmin, se ti e di se edhe i biri i Dajanës së Anglisë u vesh me kostum fashist në festë shkollore.
-Oh more Lumëbardh, sa naiv që je, - ma ktheu Shaban Llapi.- Nuk është fjala për racizëm e as për nazizëm, po është fjala për banane.
- E ç'hyn bananja këtu?- ja ktheva i shpupurishur si këndezi në pleh.
- Nuk hyn këtu po hyn atje në Amerikë. Po edhe këtu nga pak.
- Bananja e zezë ?!
- Po more po…Apo nuk kanënjë banane ata që i mbledh si kunj mullari tërë bjondet e Amerikës.
Desha të flas po ç'të thosha.Ti thosha se këta afroamerikanët qënkan si kulmaket e zhugës që banoret e Ulqinini i përdorin për të varur vargun e qepëve të kuqe, që sa herë i shoh në tra më fanepsen si amerikanka bjonde dhe më bëhet se dëgjoj zërin e Hazir Jevgut të Qarshisë " Mos i merrni gratë bjonde se ato janë vagabonde"... Ja ç'do të thotë të dalësh jashtë, thashë me vehte, merr vesh edhe nga lesbiket, edhe nga bananet e zeza por edhe nga amerikankat. Ec mos dil jashtë shtetit po deshe, ngele qyq tërë jetën.

19 janar 2005