KOL SHKODRANI
AVENTURA EROTIKE E GISHTO PËRRALLES
Letër të dashurës
Hej ti baby girl. I love You.
Jam une, ai i perbrendeshmi. Ai i vogli Gishtua. Jemi takuar nje here te Muzeu i Pushkinit ne Petrograd kur lexuam ato fjalet e poetit shkruar nje miku pasi beri dashuri me Ana Kernin( O Zot sot e .... Ana Kernin), e me the disi e pizmosur se te kisha cuar tek ajo relike e poetit : "Une nuk jam Ana Kerni.". Eshte e natyrshme qe ti nuk ishe se, ehee, ketu e njeqint e pesedhjet vjet, asaj bukuroshes se Peterburgut i jane bere kockat pluhur, po c' thua kesaj mendjes sime, qe ty te perftyron si ajo, kjo ndoshta per faktin se per ate Ana Kernin, m'a ka bere gjithmone zemra trrak.
Tani dua te te njoftoj se une shpetova nga sikletet qe kalova kohet e fundit e do te mund te te kushtoj me shume vemendje pas atij termeti qe pesova nga ndarja me vetvehten. Tani, ne ke durim, une do te spjegoj nje per nje se cfare ngjau e si u katranosen punet brenda vetvehtes. Ai Trapi, ai profesori qe ma heq vehten se di shume e shume gjara, me vuri nje shtupe ne goje e une nuk arrita te thosha ty ne Internet, ne nje bisede te mepareshme, te gjitha ato qe doja, qe gelonin ne trupin tim te vogel
( se zemren e shpirtin ma ka marr ai tjetri- me ka operuar, me tha, pergjithmone). Me tha gjithashtu per vehten se une, Profesor Trapi, jam shpirti, idealja, ndersa ti Gishto Perralla (e kishte fjalen tashme per mua), je kurrgje me shume se materia brutale qe kerkon natyre mundesisht te eger e te pazhvilluar, gjithashtu jashte teknologjive marramendese te kohe.
Kemi pikpamje te ndryshme qe po na e shkatrrojne njesine administrative per te na kaluar ne dyzimin qe e pesoi edhe nje gjeni si Majakovski, poeti i mjere qe ja hoqi vehtes se tjera kishte ne shpirt e te tjera detyrohej te kendonte prej diktatures. Mirepo tash nuk eshte koha as e Pushkinit e as e Majakovskit. Jetojme ne nje bote te lire. Absolutisht te lire. Mua me pelqen te ha nje molle, ai me thote, lere, eshte e bukur e mos e prek. Ketu eshte thelbi i tere filozofise se tij. Shpirti platonik, thote eshte burimi i te gjitha arteve te bukura te botes.Me shkoi jeta duke u grricur me ate njeri.Une shoh ndonje vajze te bukur, lere me thote ai, largohu e sodite nga larg kete krijese, kreatyre te Zotit se brenda saj shpesh ben fole edhe djalli.
- Po zoti per ate pune e ka bere,- i them une.
- Brrutal -me ofendon ai,- ke gusto fshatari. Je mesuar te mjelesh gjijte e lopes e kete pune do te besh me femrat moderne si zeme si Lisa Presli. Keto qe ke ti ne gjak Gishto, - me thote duke me sqaruar,- jane instikte qe i ka spjeguar me kohe Frojdi.
- Ku rri me shtepi ky Frojdi- i them, - se ne qofte ne New Ingland, do t'ja gjej vrimen ku eshte fshehur. Do te shkoj ti hedh nje katruve me uje qe ti vine mendet, ne ate koke qe nuk paska mend fare.
- Nuk merr vesh ti nga psikologjia - me thote profesori i ditur.
E keshtu zihemi. Po te zene.... si nusja me vjehrren e krushka me mushken. Mbreme, sic te kam informuar ne nje mesazh te shpejte elektronik, ndodhi hataja. Mire qe nuk erdhi policia se do te ishim bere qepaze. As une e as ai, nuk po i leshojme me asnje kut njeri-tjetrit. More as nje inc fare te vogel , sic i thone keta amerikanet njesise matese, se keta, moj shpirti im i vogel, i kane masat krejt ndryshe qe ta bejne mendjen corap. Njerzit qe ishin rreth e qark shtepise degjonin grindjet tona e thonin: "Ky zihet me vetvehten. Keq e ka. Ka per te dallgedisur shpejt, e po beri ndonje te pabere lajmeroni menjehere 911-ten".
Mirepo nuk ishte ashtu. Ai nuk zihej me vetvehten por me mua. Ai vehten e ka sikterrisur me kohe e me vakt ne art. Katran art, thuaj, qe nuk nxerr nje para te thate te paguash billat. Nuk eshte fjala per Bill Klintonin por per faturat e drites, gazit, telefonave, ujit e... plot Bill Billa te tjere.
Une e dua vehten ne jete. Ai ne teknologji e ne etike mondane. Mjerane, thuaj. Nuk puqemi e mori fund. E kur nuk shkojne mire, ne nje rreth te ngushte siç jemi une e ai, duhet qe pa tjetër te vije ndarje. Fjale qe thua lehte, po hajde beje kete ndarje. A ndahet shpirti nga trupi? As me spate e as me ligj nuk behet ajo pune. I ndan vetëm zoti. Por kur i ndan Zoti, i ndan e i cben fare. I kthen prap aty ku ishin.Pune balte.
Dje mbrema me lidhi pas karrikes. Bej te iku une. Ju luta.Hic ai. Aty ngulur te dy si dy qullashe.
- Te dalim more- i thashe. -Njeriu ka nevoje per ajr.
- Ja ku jane kondicioneret - ma preu si spata e mikut tim Sotir nga Dardha e Korces.- Freskohu. Jemi ne epoken e teknologjise.
Mirepo una ja ktheva me inat se nuk me rrihet:
- Po ne nuk hame hekura por mish. Ke pare njeri qe naten e martese te fuse ne krevat nje nuse prej lecke?
- Jo -me thote.- por ka dhe ashtu..
-Si ashtu e keshtu?- pyes duke vertitut gishtat e mija te vogla per ti treguar nje gje qe bejne meshkujt e femrat kur i ka zene vapa.
- Ti je teveqel e prapa bote, o Gishto!
- Mire profesor, e pranoj se jam prapa, pa me thuaj ç'behet përpara. Pra, si është ajo puna e asaj....
- Seks elektronik- u ngut e me tha.
U hodha nga karrika e rashe perdhe. Gishto jam e fale zotit nuk u vrava shume.
- Po une nuk e kam prej elektronike por prej verteti,- i thashe i terbuar , duke vene doren ne mes te kembeve se mos me kishte bere ndonje sherr teknologjik ky rrufian profesori. Per fat isha ne rregull. Atehere, duke pare injorancen time, profesori me durim me spjegoi se, kishte nje dyqan seks shop ne qytetin Dedham qe i kishte te gjitha brenda. Si e do ti ose ajo, ic ap tu ju,- me tha qe une e mora vesh qe ishte fjala varet prej meshkujve a femrave se si e sa e duan, te madh apo te vogel, me ngjyra apo bardhe e zi
- E do te vogël paguan me pak,- vazhdoi profesori.- e do te madh paguan me shume.
- Po mire - i thashe,- meqe njerzit i shikojne keto kursimet, nuk ka ndonje artikull atje ne qytetin e Dellit qe ta blesh per te vogel e ngadale te behet i madh.
- Ah jo - me tha.- Kjo nuk behet. Ti dashke ti vesh flaken bisnesit. Te futesh Ameriken ne krize.
- Dale more i thashe, - nuk jam une nga ate te Bin Ladenit qe i ka floket e mjekrren si kacurrel seksi, e mos me fute mua ne politike more vesh. Une Ameriken e dua se ketu kam rrojtjen. E dua edhe Bush llapatushin, e kam xhan, e ndoshta per ate do te votoj prap, por s'ta kam llafin per krize por per kerthize.
- Atehere shpenxo me teper - me tha - dhe perseriti - ic ap tu ju.
- Nuk te fola per cjeprit, re, te fola per njerzit.-Pra- i thashe - ky qe the ishte pazari per hallatet e burrave, po per plackat e grave si i behet puna?
- Ka edhe nga ato -me tha - me bollek. No problem.
- Pika -thashe une.- Si me bollek? Mos kane prure femra prej Europi?
- Jo - tha - ato jane te shtrejta, por eshte prodhimi vendas me i lire dhe i sigurt.
- Si i sigurte?!
- Domethene nuk shqyhet shpejt. Nuk cahen gjate perdorimit.
- O ty tu shqyfte koka, tu shqyfte!- i thashe i zemeruar.
Nuk kisha degjuar ndonjehere se duke bere seks ndonje femer, te qe care a shqyer tej e pertej. Pse cfare jane ato nje copez thes?! Kur behen operacione cezariane, prej hallit doktoret, sic ja shqeu Mark Bruti Qezarit mikut te vet barkun me thike, ashtu dhe u hapin barkun femrave qe te dale femija e te mos vdesa pa lindur. E per kete kishte marre emrin e fatkeqit Qezar.Po kjo qe po me thoshte, kjo ishte jasht llogjike. Se fundja, kush kishte ndermend ti fuste te dashures se tij poshte barkut ndonje thike a nje shpate kur bente seks. Po mendoja se mos ky Profesor Trapi kish nisur te luante nga fiqiri.Cfare nuk ngjet. Edhe cmendet i varferi njeri ne dhè te huaji.
Une me goje hapur si krap Shkodre ne zall, ndersa Profesor trapi duke vazhduar spjegimet me me durim vazhdonim dialogun tone:
- Ne fakt ato japonezet jane me te vogla e praktike ne perdorim.
- Edhe mua me pelqejne - u nguta te hyja serisht ne muhabet sepse edhe mua sikur me pelqenin japonezet, megjithese po te flasim ne te drejt te zotit, nuk i kisha provuar. Mirepo cfare nuk sjelle nesermja ne kete bote. Njeriu rron me shprese...
- Kemi furnizim edhe nga Kina, - vazhdoi profesori plot entusiazem. Por vura qe pastaj ju pre disi zeri kur zbriti nga Japonia ne Kine.Ato koreanet nuk i zuri ne goje fare.
- Kinezet - vazhdoi ai,- jene me te lira dhe kane shitje.
Me ra damllaja, c prralliste ky? Po ku te linte Kina te eksportoje femra jashte shtetit, dhe ku. Ti coje femra imperializmit amerikan, tigrit prej letre, sic thoshe kryetari Mao, ishter baraz me tradheti kombetare. E kush, shoqet gardiste te kuqe te dacibaove te shaloheshin nga amerikanet. Shkova tek cezma dhe dhe futa koken ne uje. Isha si nje damllarene.Me peshqir ne koke u ktheva prap duke menduar se biseda qe ndrruar tashme e ajo teme qe harruar. Sapo u ula , profesori "krrek", nisi te fliste si bilbil, e sikur ushtronte oratorine ne Boston Universiti:
- Me pare nuk sillnin, por tani kinezet te lusin se duan dollare
- E keshtu- shpotita une, - shyqyr zotit i kemi dyqanet plot me mall badiava.A kane garanci?
- Kane!
-Domethene mund ti perdoresh e ti kthesh prap.
- Po brenda nje muaji je ne rregull.
- Gut for ju - i thashe. Por kjo qenka nje treg me interes edhe per shqiptaret ,- thashe -se vijne pa para, jane te varfer . Pra kane te drejte ti mbajne ne shtepi nje muaj e t'i kthejne prap e te marrin paret, sic bejne me televizorat.
- Shurr -tha ai , e une ngeca se nuk po e kuptoje po me fliste shqip apo anglisht.
Nuk po i bija kurrkund ne sinor te idese se tij.Mirepo dhe mua nuk me rrinte rehat goja e ja mora avazit te tij:
- Po sikur te mbeten me barre, si i behet - i fola une me ze te larte.
Profesor levizi nga kolltuku prej lekure te zeze.Me mesa duket tere cipsat e truve te tij bene lidhje te shkurter.Ishte nje atak kaq i forte sa vetem u kthye nga une me pa me habi si te ishte nje tutkun cmendije. I ishin ngritur ato pak leshra te kokes perpjete.
- Mire - i thashe ne vazhdim,- ai rregulli i shitjes nje soj eshte?
- Njesoj -me tha prere e vazhdoi me seriozitet - Te njejtat kritere ndiqen edhe meshkujt edhe per femrat.Te voglat shiten me lire dhe te medhat me shtrejte.
O po e paska marre lumi Ameriken thashe. Si eshte e mundur qe te voglat qe jane me te mira e te njoma, e pas te cilave vertiten te burrat zullumqare te botes te shiten me lire. Pastaj, kush eshte ai kerric gomari qe vete te paguaj sa frengu pule nje femer si pele. Kete as ta besonte njeri ne kete bote, ne boten tjeter kushedi , se ndoshta djajt paguajne se duan me shume mish per te pjekur ne ferr.
- E, pune cipsash - me tha.
- Cfare jane cipsat?
- Te perbrendeshmet.-ma ktheu.
Duke menduar se te perbrendshmet e atyre qe u shitkam me bollek jane te linjtat e grave, nuk u durova e i thashe:
- Epo mire de, te pakten i shesin me breke se ashtu pa brekefare nuk ben ti lene se qeshin njerezia.
- Cfare thua more tutkun - mu versul Profesor Trapi. -Cfare brekesh mor mullixhi fshati.Se mos na thua i veshin me thes mielli.
- Pse thua ashtu-i thashe - Pse me ofendon. Nuk e di ti se shqiptaret dikur me thaset e sheqerit qe vinte nga Kuba benin mbathje per gra e per burra.Nuk ke pare ti Med in Kuba ne prapanice te kalamajve te fshatit kur laheshin ne kanalet vaditse.Nuk e di ti se se babai i nje femije me Meid in Kuba sne te prapme, e pagoi me dy vjet burg per kete pune, e kur mbaroi burgun, meqe u prishem me Fidelin, e e reabilituan e e vune brigadier te komandonte fshatin. Ja pra e tere kjo histori per nje thes brekesh.
- Mos u lodh se i mbeshtjellin me qese plastike.
- U plaskan vape te shkretat, u qava hallet atyre vajzave nga Kina e Japonia.
Mirepo nje fytyre me shkonte e nje fytyre me vinte. Profesori me thoshte gjera te cuditeshme qe nendja ime e praktikes nuk i kuptonte. Ishte teknologji e sofistikuar qe ne shqip u perktheka e ngatrruar se mua plot ngatrresa me solli.
C'me ka gjetur mua s'ka gjetur njeri. Pa le kur ngulemi ne televizor. Shih ai kenaqu. Shih une mos u kenaq. Me se te kenaqem ,me perralla ne beze.
- Shiko kete Sara Bulldokun -me thote -sa e mire qe eshte. E pelqej shume, eshte speshell.
Une u ngrita per te pare se mos po lehte ndonje qen bulldog perjashta. Por kurrgje s'pipetinte ne oborrin e perparme. Edhe te prapmin gjithashtu . Ndenja ca kohe perjashta e mendoja hallet qe e kane zene njeriun e krisur ne dhè te huaj. Pash nje yll qe pikonte e atje, ne ate cast, mu duke se po vinte ne krahe e mi Borebardha ime. Nuk po te quaj Ana Kerni se te hypen inati edhe ty si ketij profesorit tim, qe me pret per te me qullosur trute. Ah thashe te isha tani te Borebardha ime ne Shqiperi. Aty ne Tiranen tone te bukur qe e ka bere cigane laramane per ta pire ne kupe ai Edi Rama. Si u freskova disi edhe te dergova nje puthje qiellore, pash c'pashe e hyra brenda ku me priste ai profesor Kishoti im qe ne vend te mullinjeve te eres kishte si arme teknologjine e sofistikuar. Hyra brenda e i thashe te mos merakosej se nuk kishte perjashta kembe qeni. Ai ose nuk ma vuri veshin, ose nga qe ishte i perqendruar pas ekranit, i kishte marr tjeter per tjeter fjalet e mia.
Si kaloi ca kohe e si mendoi se i kapercyem keqkuptimet, ai me cyti:
- Te pelqen kjo Julia Roberts.
- Kjo hundperpjeta thua.
- Po - tha- ka ndruar nja pese burra. Ndersa e ajo Xheniferr Lopez qe ka perballe eshte ne rradhe per te tretin. Eshte mpleksur me Benin.
- Mos eshte shqiptar nga Tirana?
- Cfare thua mor njeri i paditur - me tha.- E kush ta marr ben Tirane, Xhenifer Lopes?
- Pse cfare kane Benat e Tiranes? Te gjitha i kane. Te kompletum nga te gjitha anet. Te gjitha natyral.Ka Bena qe te luajne tepelekun e kokes, ne dac per bukuri, ne dac per artiste, ne dac per tregti, per sport ne dac edhe per kallash...
- Harroje ate kengen e kallashit, pa me thuaj pse nuk te pelqen Julia Roberts, se ka ndrrua burrat?
- Jo- i thashe - nuk me ha meraku se sa burrave i ka hipur siper Julia. Ne zverk - shtova pastaj se mos me keqkuptonte
- Po atehere- tha ai duke ndrruar kanalin televiziv satelitor, - e sheh kete personin ketu ?
- Kete me syze qe rri si rri grremc fiku e sheh shtrember si ata pleqt e Krujes maje shkembit? Qenka plak zevzek e antipatik- i thashe pa e zgjatur..
- Cfare thua mo - ma ktheu profesor Trapi. - Antipatik ky, antipatik Larry Kingu qendrruar 17 gra.
- Shiko i thashe- me durim te humbur. - Ky mbiemrin e ka mbret por ky qenka dem. Pse nuk ja vene mbiemrin Demi se i shkon bukur.- dhe vazhdova- Po per hamshor e mbajne mor profesor. Si ate kryeministri tone qe ndrroi gruan e mori nje te re, Xhoin qe e le pas bishtit kete Xhulia Robersin tend .Ke pare ti se qe atehere, kryeministrit i erdhi shansi ne dere e u be popullor si Papanderu me Dhimitren ne Athine.Te gjithe kryeministrat e botes jane si kurvat , mendoj une Gishtua, vec me nje ndryshin, ndrrojne grate se gjoja burra jane vete, po kallami gjithmone luan tjeterkund.
-Ti me keto fjale, Gishto Perralla- me tha profesori i inatosur- do te kalbesh ne burg. Atje ne Sing-Sing. Tmerri i burgjeve.
- E pse?!Cjane keto burgje. Diktature do te besh ti qe mo me flet si ai Makarti i makartizmit.
- Po ja, the fjale re renda per ate punen e kryeministrave e te kallamit. Po te te mblidhen kryeministrat e te te hedhin ne gjyq, sic hodhi Meksi Abdi Baleten, ti do ta kesh pisk.
- Po pse, cfare thashe une. Jetojme ne nje bote te lire dhe gjitheseicili e luan kallamin sipas qejfit te vet. Kete do te them, le te me cojne po deshen edhe ne Hage te ajo mo si quhet, Karla Ponte qe rrasi ne qeli ate alamet djali si komandant te UCK- se Fatmir Limaj.Edhe Dautin po ashtu. Tani do tu them se gjykatat e kane njohur lirine e kallamit. Madje nuk e di ti se ne Nju Ingland, prifterijt me kallam kane bere hatane. C'ne une. Une as kallamin tim s'po mundem ta luaj se me ke bllokuar brenda e nuk shoh femer me sy, jo me te shkoj e te ruaj, se kush ja fut e nxjerr kallamin grave te kryeministrave. Ej, thirri mendje. Jeni ne liri ketu- e drodha une vec te dilja nga laku se me futi ne te thella.Pastaj - terhoqa muhaberin akoma me tutje- ne po flismin per ate Lari Kingun -
- Lari King nuk e mbajne per ato qe mendon ti, por se flet bukur.
- Atehere- konkludova une, -kete e mbajne sepse ka arritut te mund me llap, ose llap-llal-llap, merre si te duash, shtatembedhjet gra. Pika burrit. Nuk e merr ne telefon e i thua te pushoje.
- Bah nuk behet.
- Po pse.Cdo qytetar e merr lirisht CCN.
- E merr, e merr- mor Gishto por ai ate do, ndizet me keq e nuk e leshon mikrofonin deri ne mengjez . Sepse ai ate kerkon, tema te reja.
- Shyqyr -thashe -qe nuk thua se ai kerkon gra te reja, se keshtu, me kete vruill qe kaky plaku i CCN i la amerikanet te sharrohen. Se ku ti gjejne ata grate pastaj si ti marri te gjitha ky Lari.
- Joooo - me qetesoi profesori.- Se ato qe le ky, i marrin te tjeret.
Hajde qarkullim bujqesor, hajde, thashe me vehte, por profesori sic duket i lexoi mendimet e mia dhe frrap e ndrroi stacioni. Si e pa nje pasazh filmi, ma pyeti serish. Po kjo a te pelqen.
- Cila kjo - i thashe ketu ne dhome nuk kemi ndonje femer.
- Kjo artistja me tha. Kjo qe ke ne ekran, Elisa Dushku.
- Jo i thashe.
- Po - , e ketu ai e zgjati shprehjen duke menduar se do te me zinte ne gracke , e me se fundi e leshoi fjalen - eshte shqiptare.
- Hiq fare, ja ktheva pa menduar.
Kur e pash se e kisha shkelur ne ndjenjat tona nacionaliste, se nuk i kisha pelqyer Dushkun shqiptare, atehere perfitova nga rasti e i shfryva tere dufin:
- Po c'jam une, o njeri, nje robot i Hollivudit? C'me duken mua sekset plastike, c'me duket mua ajo e bulldogut ne ekran, c' me duhet kjo shqiptarja e Dushkut kur une more mik, nuk ju ndjej as frymen e nuk u prek as mishin. Po per te cmendur me merr ti mua. Po une femren e dua prej mishi, kockash e gjaku e pa asnje cen, se sa per ekran e plastike, ja ku ke nje rrote makine e shko e shfryhu po deshe. Bah....
Kurrsesi nuk puqeshim. Atehere bera plan ta heq qafe se ashtu sic thote e flet ai eshte cmenduri. Te shkoje gruaja te bleje nje bisht gome me cipsa e ti thoje burrit, pa mu qero nga syte, me mire nje rrip te vogel pa tru se sa burre nje hu.
Kur i thashe fjalet e fundit, me mori e me lidhi pas karrikes e me tha shijoje tani artin e madh teknologjik. Me hipi terbimi.
- Po ty ndonje gome llastiku te ka pjelle more profesor Trapi.
Do ti qe per nje cast shpetova e ti futa perdafe me te shara e te palara sa e bera pistil. Me shtiret Profesor, me shtiret poet, me shtiret shkrimtar, gomar thuaj me mire. Kur nuk di te sajdisesh nje femer te kolme si je ti shpirti im( i im- e jo i atij tjetrit se une behem xheloz sa me cohet kallami perpjete...kallamsheqeri qe lepijne kalamajt them, e mos ma merr per keq vogelushja ime ), per cfare i do te gjitha keto ndere e ynere-i thashe. Doktoratat c'i do. Qe ti pshurrin qente.Si i pshurren ato te Hoxhes. Se, ta kam llafin, u zune keq. Une e zgjidha gojen fare. Edhe ai care nuk me thoshte tek nxirrte shkume nga goja, jo me cnderove, me bere qepaze me nje zonjushe per te cilen kam konsiderate virtuale e sublime( hajde traplleqe qe thua i thosha une), jo me nxorre bojen e reputacionin si shkrimtar...( shkrimk..).- ja ktheva une menjehere e ai me gjuajti me dosje nga ato qe mban ne dhomen e tij te kompiuterit. U perleshem. Une edhe pse me i vogel, arrita ta zboj ate delenxhi qe mendon se meqe grate hedhin persiper nje fustan nuk kane asgje per perposhte fustanit, pa le breckave se nga ato ai nuk merr vesh. Lere -lere por dhe ashtu i kopsitur njeriu nuk mund te jete. Se thua ti, qe nuk the asgje moj shpirtke, kjo bote jallane rrumbullake si sisa grash, vertitite e vertite sa te duash, pi qumesht si i babezitur, po ato sisa jane e nuk kane ku shkoje. Mbuloi ti me jorgan po deshe, ato sisa mbeten edhe sikur qeni qepen ta haje.Mirepo ata profesoret, ata hajvanerit qe qullosin vjersha mi quajne me figura, jo planete e jo ere pjeshke, me ca aroma e ca krahasime te tjera qe te llahtarisin kur i lexon. Se ku ka me te mire se sa aroma e vete trupit, e kam fjalen kur eshte i lare. E per mua moj shpirtke sisa e femres nuk ka si si ngjasi pjeshkes, nuk e kam fjalen tek forma por tek burimi i rradhes se krijimit, pra primare te dale sisa e jo pjeshka, pra mund te krahasosh pjeshken( poetet jane te marre) duke thene se kjo pjeshke eshte si sisa e nje vajze( ah te shkreten), por kurr kurre sisa e vajzes nuk mund te krahasohet me pjeshke per faktin( e ketu profesori zbulon injorancen e e vet), sepse zoti me pare krijoi prej baltes Adamin e Even, u vuri balte sa deshi neper pjese te trupit e vajzes i vuri dy toptha ne gjoks e Adamit i vari nje bisht balte nga poshte. Se pse e beri kete as vete Zotin ta pyesish sot, nuk e di. Se kur krijon nuk vritet mendja shume per domethenien e gjerave. Se pyete nje nene, kur i erdhi mendimi qe te krijoje nje bebe e ajo ose do te pergjigjet kur me erdhi qejfi, ose do te zere me gure e te leshoje qente e fshatit te te shqyejne. Pastaj Zoti, qe ta vazhdojme llafin, duke kopjuar krijesat e veta, sipas formes se gjinjeve beri format e frutave, ta zeme te pjeshkes , e sipas baltes se se varur te Adamit beri bishtajen, beri kastravecin, beri bananen. Patellxhanin nuk po e zeme ne goje se eshte prodhim orjental e bota nga keta orjentalet ka fort frike se ja, Sida, Sarsi, Ngarsi, Fanatizmi, Terrorizmi, Pederastizmi( ketu ja fusin kot se ata pederastet jane ne kishat e Nju Inglandit te Amerikes), qe gjitha ( thone) prej andej vine. Dreqi e di. Kapitalizmi qe te jep djathe pa buke, eshte aq i zgjuar dhe di ta vertise punen te te bindi per ate qe thote. Domethene c'te duhet buka kur ke djathin. Ose: ti mi nuk je qe ha vetem djathe.E ti cfare ti thuash kur ai e mban djathin ne dore e po e kundershtove s'ta jep.
* * *
E keshtu deri ketu llafin e ngame mire. Tani ku ta mbajme revanin. Per cfare te flasim.
Ke do te zeme ne goje e kujt do tia fusim bishtin( me fal gishtin).
E lame pra tek pedantizmi i Prof. Trapit.
Une mendoj se ja kam gjetur mire emrin dhe ti ashtu ta quash pa frike se te dal zot une. Po te tha gje, heeee...a marr shpirtin atij shulaku( se eshte i shkurter ai, mos pandeh se eshte fyell si ata gjato gjatojat e Tropojes), i rras kallashin, nuk me njeh mua ai... nuk e le une te te prek as me bishtin e dores. Kete punen e gishtit me bishtin e ngatrroj gjithmone, por ne te vertete ai gishtat i ka si bishta, por kurr nuk i mbledh ndonjehere tre siper e te mesmin poshte sic bej une gjithe diten qe ka fal zoti. Per kulture po te them se amerikane e kane ndryshe ate shenjen, tre gishtat e shputes i ulin poshte e te mesmin e ngrejne lart. E di pse e kane sajuar kete .Sepse, sipas qypit tim te vogel, kurrsesi se jane superfuqi e supermen e jua fusin te gjitheve, por se gjoja atyre u ngrihet me shume se europianeve. Vere re. Europa gishtin e mesit poshte, Amerika gishtin e mesit lart. Ketu dicka ka mirepo Profesor Trapi kete nuk e nga me tutje se gjoja jane gjera diplomatike te ngatrruara. Mirepo po te ishte keshtu, pse e prodhuan Viagren ne Amerike kur ketyre amerikaneve u rrika gjithnje lart e me lart? E pse nuk u prodhua ne Europe kur keta e paskan poshte e me poshte?! Kjo eshte nje cudi. Ndoshta cudi e shekullit qe shkoi, mirepo ky shekulli i ri qe hyri me pomp as nuk e qan noren per ate te vjetrin.
Me kete studim po merrem une se me pelqejne keto me te futura, mirepo Prof.Trapi me qesendis e me thote do te japin cmimin Nobel ty mor derdimen. E pse jo- e kundershtoj une. A nuk ja dhane cmimin atyre qe bene ilacin per tua ngritur njerezeve, atehere edhe une kete analize po bej. Tani une po vras mendjen se cfare bejne studiuesit franko-gjermane nga inati i pushtimit te Irakut, pra a nuk po zbulojne ndonje gje qe tua ulin amerikaneve, qe ti bejne edhe ata si vehten te pakten. Ambicje te medha per keto pune.Thane se po ben nje studim Shiraku i Frances por financat ishin shterrur dhe thesarin nuk mund ta preknin kurrsesi.
Sepse, qe te dalim prap tek Prof. Trapi ,se atje e kam inatin , ai sikur ka gelltitur okllaine. Di ti cfare eshte okllaija? Ta tregon lala ty. Se une gishto jam por i di te gjitha. Nje shkop eshte. Bojagi i gjate gjate si bisht qeni. Le te shkoje e le te merret me profesorlleqe a me doktorata, s'mu ca trapi mua. Nuk pyes une. Une jam ai qe i nxjerr bojen gjithnje. Ai nisi te katranoste nje liber seriozisht, dhe e di sec ndodhi. Ne fillim e qullosi, e po te mos te hyja une si personazh ngeli profesori bythjashta para lexuesve. Tere lezeti i librit jan une Gishtua. Futem e dal kudo. Ne cdo qoshe e ne cdo skute. Tani ai ka deshire te shkruaje nje dicka si nje tregim te gjate per nje emigrante e ca kusure te tjera. I thashe, fut sex ne liber, si tek ai "Njeqind dite qe e bene pleh boten" ku hallatet dalin acik fare. Jo ai. Nuk pranonte.Trap e okllai bashke. Futi mor ca gra qe te dunden e te shkunden i thashe une me marifet. Ngec, ai. Nuk hante sqepar. E une tani kam vendosur si Gishto qe jam, te futem ne subjekt pa e kuptuar ai trap autori, pra kur ai te shkruaj une te ngjishem ne mes te fleteve dhe e di cdo te bej? Hatane do te bej.Do te futem poshte fustaneve( une i vogel sa nje gisht jam ndaj me thone Gishto) e do tua kepus llastikun e brekeve te gjitha grave pa perjashtim. Ha-ha-haaaaaaaaa! Botas do te gajaset kur te vene te marrin librin ne kioskat e Tiranes dhe te gjitha grate personazhe te librave te mbeten pa breke. O zot i madh tani une po e mbaj barkun me dore per gazin qe do te kaploje te tjeret ne perurimin e librit te profesor Trapi. Pa le kur mendoj se si do ti fluturojne syzat neper ujvara qiejsh autorit. Dhe ti shpirti im mos prano te genjehesh prej atij mahmurri se do ta pesosh keq. Kurrsesi nudo, si i thone keta te kultures se une i them popullorce lakuriq si andaj nga lagja Mangalem e nahija e Ures se Gorices.Ti nuk e di ku bie Ura e Gorices, moj shpirt? Jo?! Ta them U , sic thoshte per Dullen ai Devol Kocja qe i ngeci bytha ne sediljen e droges e hengri 6 muaj burg kot prej koti. Ky Profesor Trapi me duket se edhe ai keshtu do ta pesoj, do ti fus ndonjeri ndonje qeske me miell te bardhe e ne vend qe te vije ne porto Romano ai te gjendet ne Porto Palermo e te perfundoje ne ndonje qeli ne porto Venecia si Vaso Pasha kur ishte student e u perzie me kryengritjen e nxitur prej e Manzonit. Fundja mire ti behet se cfare pret nga ai. Te zhgulet nga nahija e botes tjetri e te rrije si guak, perpara ati gjoksi, oh zot, e atij trupi, leri te perbremdeshmet s'po i zeme ne goje se ato jane ta lepish ne kupet, mirepo dinjitari eshte si gomari, pellet ne qef te vet.Por s'ka gje se jam une per kete pune. Une Gishtua qe me thone ndonjehere edhe Pinxho por une nuk merzitem se i vogel-i vogel por punen e bej te madhe.
Epo, do thuash ti se jam sa nje gisht. Epo edhe gishti ka vendin e vet. Pa nje gisht te jesh, turp te vjen. Nuk ke degjuar dikur kur i fusnin plumbin ndonje antari ( une gjithmon u kam thene ank....)te Biros Politike, e ne tek njeri-tjetrit pasonim lajmin "Ja futen gishtin edhe ketij", ja pra shpirt se edhe gishti ben pune.Domethene te ben hatane. Ja dhe une keshtu ja bera etij Profesor Trapit, i futa gishtin sa mos te dinte ku te vente e me tha. "une kurr me ne jeten time nuk do te perdor kete e-mail. Do te vete tha minus 1996". Tani cfare do te thoshte ky cjap komune me kete fjale une nuk e di por gjasat jane te kerkoje me ty linja te tjera qe une te jem larg se i prishi muhabetin dhe ja humbas seriozitetin kuvendimit.Nje mut te madh qe te haje me te gjithe ata qe ja rrisin mendjen duke thene se "Ne nga Profesor Trapi mesojme shume gjera. Krijimet e Profesor Trapit jane frymezime plot figura te bukura poetike. Te kete shendet profesor Trapi per te miren e thesarin e letersise Shqipe" aq sa mua me vjen per te vjell. Sa me shume qe e mburrin, e sa me shume qe atij i behet qejfi aq me shume une bertas, ju thoni cfare te doni por Trapi i Profesorit nuk ben nje lek. Ai eshte nje bishtqen qe se ka shokun .Poezite e tija jane jo per tu pershendetur por per tu pjerdhur. Ndersa prozat per tu shpuar faqeve nje vrime ne mes e tu futesh.....gishtin. ja keshtu dua tu them. Por nuk me degjon njeri. Mesa duket jane edhe ata si ai. Njerez ne kellef. Nuk ke degjuar te thone qenke si kellef...ja pra degjoje... Se ti shpirti im je jete, je gezim, ke nevoje te qeshesh, te hidhesh ,te perdridhesh, te lodrosh, te shtrihesh ....e deri te fjala e fundit qe vjen sipas kesaj rime mallengjyese e te cilat nuk i kane fjaloret e profesoreve por njerzit si njerez qe jane e i perdorin, se ashtu u a ka enda..
Shiko shpirti im. Mos i hargjo as baterite e as talentin me ate Profesor Trapin se ne kellefin e tij nuk ka asgje vetem eufori e mendjen ne qiell.Une Gishtua vertete e kam kellefin ( reputacionin them) e vogel,se edhe une i vogel jam, por punene e bej tamam. Prandaj sikterrise ate trap qe nuk ka dy koqe mend ne tru ( ja kane henger mizat mesa duket) dhe eja te une Gishtua kokerrvogel.
I vogel jam
por nje kam zemren te madhe kam
sa nje mal
se te kam brenda ty, moj xhan.
Profesor Trapit i them ndal
se kam buzekuqin ne balle
kur me puthe me aq mall.
Ah, c' vete! gallate fare. Keshtu e kam qejfin.ProfesorTrapi do te me thoshte: "Ashtu do ti te besh kocen e qejfit por nuk te le njeri". "Hajvan Profesor mbete tere jeten- do ti them une Gishtua. Po ti mor Profesor Trapi, kur nuk di ta kthesh ato fjale qe the, kocen e qejfit, ne sense te kundert ku ti di ti ta vertisesh nje femer ne krevat.
Si nuk e kupton ky i fandaksur pas letrave, se tjeter eshte te thuash Profesor Trapi e tjeter Trapi i profesorit. Mi rrofte filozofia qe ka bere ne kolegj. U dhjefsha mu ne leksione. Lere c'merresh me te. Lere te thartoje trute neper dosje e internete se aty i shkarkon baterite ai. E sa per krevat...se ke ate. Per krevat jam une Gishto Perralla.
Heren tjeter kur te te tregoj rrefimin e ri, do te me marresh ne preher, moj shpirt, moj tul e kocke e zemer bashke, por mos me fut poshte fustanit se te bera hatane.
Jam Gishto Perralla une.
Tani po shenoj letren tende plot mallengjim qe ma dergove nga Tirana e ne fund do ta mbylli me fjalet e mia.
Ai tjetri!.. eh ai tjetri foli dhe po ngacmon para kohe po fundja lere se ty te ndihmon te ndihesh me i lirshem me mua kurse mua me shkriu se qeshuri..ha ha ha skam qeshur kurre keshtu ,besome , ah ti shpirt trazavaq brenda vetes, ti? Sa te dua . Te puth e te shterngoj larg nga Tirana jone Gishtua im i vogel!. .
Per te puthur te puth edhe une sa te dua moj shpirti im i vogel, por ku se, je larg, ku Tirana e ku Bostoni, pastaj ku, te puth ekranin e kompiuterit, bah, nuk jam une ai Profesor Trapi qe ben nga keto gjera. Jam une Gishtua. E fundja kam edhe une disa dyshime te vogla. Keto fjale te embla m'i thua mua apo atij Profesor Trapit se jemi dy gjera te ndryshme, dhe po nuk e zgjidhe ti kete pune une Gishto Perralla do ti kerkoj duel sic i kerkoi Pushkini kundersharit te tij qe ja shau Ana Kernin, gjoja se ja kishte bere edhe ai. Pastaj po u vrava si une Pushkini, si do te besh ti pa mua Gishton e vogel. Fundi fare, kush do ti shkruaj ato fjalet qe i di ti vete, por ai trap trapi mi ka fshire nga Interneti. Prandaj, ma ndaj kete pune e me thuaj me ke je ti? Me mua apo me ate? Me Gishton apo me Trapin sepse dy bile ne nje kacile nuk futen,
(e kam fjalen per bilat e biliardos.) Pra ta kam llafin je me njeriun apo ariun?!
Une Gishtua i vogel dua te te puthi ne faqe por jam shume i shkurter, shpirti im e nuk te arrij prandaj ja "ngec" nje te puthur ne mollaqe. Nuk i thone kot " I madhi per harxhet e i vogli per kesmet".
Tashi ti je me Kesmetin e po me Harxhetin? Eja me mua ti ndjesh lezetin.
GISHTO PERRALLA
me 17 te Gushtit 2003