Saturday, December 6, 2008

GJEGJE ZAKE KAPEDANIT - NGA KOL SHKODRANI

KOL SHKODRANI
GJEGJE ZAKE KAPEDANIT

Tugatjeta Riza Lahi
ty tu baftë dita njëmijë
kartpostale po të çoj
këtë kangë re me çifteli!

O Riza Ashiku i Shkodres
që m'i thur bejtet aq lehtë
si na bane gazi botës
o pilot me biçikletë.

O Ashik që s'të dihet vorri
në Tarabosh a në Pezë matanë
si po m' qesh kur të dhashë raki
tek Shallvaret në Tiranë.

Si harron, mor Kaçatorr
se rakinë që të dhashë me meze
“merre e pije me shkrimtarë!”
më pat thanë e mira Teze.

Pasi i shtrohesh tasqebapit
më sulmon e më ban fertele
kthen rakinë e i thua Baxhakut
shko na sill pilaf Daniele.

I mvren vetullat Nase Jani
si na e drodhi ky “shejtani”
muhaxhirë kudo ku vemi
raki “jude” nxjerr kazani.

Si e harrove zotnillëkun
mos me sha mikun e gotës
pasha Qiell e pasha Dhè
miku të baka gazi Botës.

Ti po më flet për do femnusha
si të isha plak ashik
po harron se me të amla
shtyhet jeta, more mik.

Po ti Zake, si Pilot
si s'po e di ku ësht Devolli
po si dreqin e harrove
atë Lindushin e Agollit

Mblidhe mendjen e shtro penën
shkruaj për femnat, mos ki frikë
edhe Elinden e Detroitit
si e harrove, more mik.

Këto dy Linda, me t'shtrue në dru
më mes t' Tiranës, kisha dëshirë
nuk do mundej me të shpëtue
as vete Monda zemërmirë.

Le pastaj kur të dalë nami
"E'kanë rrah femnat, këtë qyqe"
në katër faqe shkruan Fatimja
reportazh në gazeten "Ndryshe".

Dhe shiko se jo çdo herë
thotë njeriu atë çka don
ti po me thue se s'i ha pjeshkat
teksa goja lang të shkon.

Për t’u mbrojt prej ndoj zerzelja
ma hedh fjalën me tinëzi
sikur ti nuk shkruan për femna
por për burra namuzli.

Kot e ke, se me ksi rrenash
s'të shkon gjatë varka në mjegull
veç kur peshkatarët e Bunës
pjekin qefullin në tjegull.

E shikoj se të merzita
e liqeni të çon tallaz
thua: mirë, pa ujë e drita
s'me len dhe Kola me ba gaz.

Tash m’i thuaj Aleko Likajt
t’a baj kafe me sheqer
por veç sytë i mbaj n' Milano
prit Elianën që t’a sjellë.

Se mor mik, kur ta sjell burri
kafja të kthehet krejt në zeher
po kur ballas ke një femër
ke për shpirtin një melhem.


A ke ndi ndoj kangë për burra
veç hajdutë në kohë të zamanit
po at za të Isuf Myzyrit
për kumuritë e Elbasnit.

Femra është lezeti i botës
dëgjo Zake Kapedani
ndryshe të nxorra kartë të kuqe
t’a heq patenten e aeroplanit.

* * *

Tani hapi veshët mirë
e ndigjo ti Ashik "Horri"
këto vargje po ti shkruaj
sot bash ditën e Shën Kollit.

Kur une prisja një urim
për këtë emër që më ka vu baba
kurrë s’e prisja talljen tande
tue ma nxjerr gjuhën nga mbrapa.

Jo me rrena e kaçarrena
gjoja ti nuk ja var femnës
se të kam pa në rini, kur shkoje
pas Aishes e pas Prenës.

O pilot me biçikletë
mirë t'u gjegja zotnisë tande
se nuk ka bre zog shkodrani
që të âmlat nuk ja kande...

KOL SHKODRANI 2008

BLOG-PORTA

MI BENI VIZITE GJYSTE VULES TE KRONI I TRABOINIT
aLeGri sHkOdRaNe

Tuesday, August 5, 2008

SPECIALE PËR EUNUKËT E SULLTAN ABDYLËVE


KOL TUXHARI- SHKODRANI

AVENTURA EROTIKE

TE GISHTO PËRRALLËS

Letër të dashurës

______________
Hej ti baby girl. I love You...

ne kete link
NJE TREGIM PER SHTAT PALE QEJFE:

SEKS ELEKTRONIK

Saturday, May 10, 2008

Shkrimtaruceët me flamur - nga Kol Shkodrani

SHKRIMTARUCËT ME FLAMUR
-Çdo ngjashmëri me persona realë nuk është e rastit. 

Nga Kol Shkodrani 

Shkrimtarucëve me flamur
frymëzimi su shuhet kurrë
president kanë Nastradinin
në New York e mban fjalimin
por në Detroit i del tymi
kundërshtarë ka në Boston
po ata i përjashton
për të forcuar unitetin
në kryesi vendos të vetin
një të gjatë, Kalosh Ibretin
sekretar Trashuk Lezetin
kallamarin nga bregdeti

dhe një shoqe si karroqe
që vërtitet nëpër qoshe.
Pash at' qiell e pash atë dhè,

koken time ju bëj be
be shqiptari historik
që Malesise i rri besnik
a thue ju vërtetë mendoni
se shoqata e shkrim(a)tarëve
shashka Shqipo-Amerikane
është e gjallë e është në jetë
thua t' jetë e vërtetë
si në legjend e si në përrallë
i vdekuri të bëhet gjallë?
Kush e di, është ngrit nga varri
Konstandini i Teksasit
sepse kockat nuk i treten
po se mbajti amanetin
do ta sjellë kumbareshën
kryepoeten nga New Yorku
në Stamford të Conekticatit
sa dhe plaka Nic e shkreta
shqyer dënglash në halle të veta
rri sheh zogjtë që fluturojnë
lemerisur tek këndojnë
me një ze krejt të mekur
si këtu e dhjetë shekuj 

"Keni parë a s'keni parë
"Shkon i vdekuri me të gjallë
dhe të gjallët vinë vërdallë
si Rosinantë gërdallë!"
e pastaj kur hynë në derë
plasën si dy poçe verë
me kryetar e me antarë
dhe me presidentin me pallë,
këta i thonë vetes shkrimtarë
dhe poetë me yll në ballë
që atdheun bëjnë krenar
famë e madhe, pallë, o pallë...
31 maj, është ditë e shtunë
them të shkoj edhe unë

ta shoh këtë ngjarje të rallë
rrasa e vorrit kthye në kalë
shkrimtarucët me flamur
qyqe që këndojnë mbi gur.
Kol Shkodrani dora vetë
shkrimtarucëve
mbështjelle në gazetë
ju sjell një simit të nxehtë
që frymëzimi lart tu shkojë
fjala nxehtë tu bubullojë
e birbili tu këndojë.
Tu këndoj për shtat palë qejfe
shkrimtari me plot lezete
ç'bukuri që mban mbi vete
shkrimtarucët me ulfete
jep e merr e peqe e lepe
që tu ngrihet lart frymëzimi
la me la tu ngjitet tymi.

Sunday, May 4, 2008

Kumbaresha "poetike"

POETLESHJA 
NGA NEW YORKU

Je e "marrë" moj kumbare
se dy kunguj në dorë ke marrë
ja heq farat nji nga nji
e i rras brenda raki
ndoca raki Skrapari
që ta pijë plaku dhe djali
që ta pijë edhe krushqia.
Kofshët, qafa edhe brinja
dashit të pjekur të mos i mbesë
kur tërë SHASHK-en e shkrimtarëve
kryekrushku do ta thërresë
tym do dalë ndër palikarë
ndër poetët katundarë
ca kokëqypa rapsodikë
që sa shkelen në Amerikë
i thanë vetes jam shkrimtar
jam poet e jam kryetar
por kur ishin në Shqipëri
të bëj bè moj perri
nuk i pirdhte asnjeri.
...Zonjë me fal se kjo fjalë
një poeti s'i ka hije
po ç'ti bëjmë kur hamë fasule
në ditë kreshme perendie
jemi njerëz mëkatarë
betejat i bëjmë me fjalë
a dëgjove, moj kumbarë
që m' ke rënë në ca mendime
sikur unë të sjell mundime
t'i kam zhveshur shpatullat fare
e të kam vënë një shkemb përralle
po pse kështu, moj hallemadhe?

Një kumbare është kumuri
urtë e butë plot mirësi
kur zeëmbel flet e shkreta
tek melcon hallet e veta
por kur femra bën si mashkull
e lëshon zërin vetetimë
si një proletare vakti
në tribuna suferinë
herë zedhënse e sekretare
dhe poete dhe shkrimtare
nder forume uturon
si Raze Syla në kamion
ka diçka që me ty s'shkon.

Ndaj moj mike për karrike
do të them një fjalë sekreti
mos dëgjo çfarë thonë krushkat
strukur diku matanë detit
se s'ke qënë e s'je poete
paçka vjersha rri e shkruan
se poeti - i verteti
për një varg e për një fjalë
natë e ditë mendon e vuan
natë e ditë me to jeton
si marrok brigjeve të detit
guacka fjalësh tek kerkon
e, kush e di a e gjen vallë
poezinë- margaritar...

Ndaj moj mikja poetike
mos u merr me pula e zogj
as me sorra e laraska
që të kryqezokan me çapoj
por dhe vetë permbahu ca
sepse mua s'më ke hasëm
nuk kam qënë kurrë gjeneral
dhe ti plaka Nice nuk je
t'mi përplasësh kockat në dasëm.
Tung për sot- neser këtu më ke!

© Kol Shkodrani

kokteil poetik