Tuesday, February 21, 2017

Do ta bëjnë cjapin mbret!-nga Kol Shkodrani

DO TA BËJNË CJAPIN MBRET

Nga KOL SHKODRANI

Nuk di dhia ç'është tagjia
Por kur dhia vjen në pushtet
Nuk do një por i do të tria: Tre-pushtet...

S' prodhon qumësht por kakërdhi
Për këtë fukara milet
Do ta bëjnë dhe cjapin mbret!

Prit, o prit, more kumbarë
Mos u ngut, asgjë s'ke parë
Derisa të hash, si lopa, bar...

© Kol Shkodrani 2017

Bishti i Majmunit dhe gjoksi i shqiptares Monica Belluchi - nga Kolec Traboini



BISHTI I MAJMUNIT
DHE GJOKSI I SHQIPTARES MONICA BELLUCHI

Zotërinj predikues fetar  që po na i lodhni veshët:
Nuk duam te dëgjojmë prej jush as për Zotin e as për Dreqin! Kjo or miq, jo se ju jeni misionarë të fesë, për te cilën paguheni jo pak me para arabe, kjo është puna juaj se sa e shisni lëkurën, por që ti marrësh me radhë te gjitha listat shqiptare të internetit e të bëni propaganda fetare çoroditëse për të na shpla trutë,  kjo është fort e mërzitshme.
Të nderuar miq, se e kemi prejardhjen nga bishti i majmunit të Çarl Darvinit, apo ndonjë bisht jeniçeri nga Anadolli, nga ndonjë romak qejfli që nuk ja ka përtuar ca punëve me gratë ilire (estakfurullah), a diç tjetër, na lini rehat se është dëshira e gjithkujt të besoj çfarë të dojë. Të besoj në Krisht, Muhamed, në gur apo dru, ta konsideroje bishtin e majmunit si paraardhësin e vet a ta shpallë malin e Tomorit si perëndi apo dhe më tej në grotesk,  ta shpallë macen e shtëpisë si shenjtore a dacin e vet si profet të Industanit. Puna e gjithsecilit.
Iku koha e predikatorëve të dhunshëm, kësisoj siç bën ju që insistoni nëpër faqe interneti.  Ju lutem largohuni qe këtej se interneti nuk është faltore. Këtu jemi për qejf (qejf o qejf qe bën dervishi pi raki me kofsha mishi) e jo për devocion, dhe po kam frike se këtu ka ca tema që ua prishin oreksin ju si besimtarë fort i fanatizuar. Ta zëmë, si i mendoni ju  marrëdhëniet seksuale të adoleshentëve, o Agallarë fanatike me mjekër, se është vërtetë problem që nuk e zgjidhin dot shartet e fesë, se seksi lidhet me lezetin e trupit e jo me mendimin e trurit, ndaj ju mbetën me barrë vajzat që 15 vjeç.
Po për gjoksin tundues të shqiptares së Italisë Monica Belluchit çfarë mendoni, o njerëz me mendje Anadoll...lëng goja na lëshon jo vetëm neve që nuk jemi shumë të devotshëm në shartet e fesë...Ju mund ta konsideroni punë të satanit atë gjoks, por bota e qytetruar e konsideron simbolin e bukurisë e të mrekullisë së jetës. Interneti është një forum publik dhe si i tillë nuk ka vend për njerëz misionarë te fanatizuar si puna juaj. Se ta zëmë a mund të shkosh tek ndonjë lokal tymi në Tiranë  e të predikosh fenë aty ku ja fusin me birre e raki e nuk po pyesin a hahet apo nuk hahet bërxolla pork-kaurr-derri...por lëpijnë edhe gishtat pa pyetur për mësimet tuaja të thella morale të mosngrënjes së thiut. Bekuar qoftë!
E nëse këto portalet ju kanë dhënë dritën jeshile për ta kthyer këtë internet-klub në faltore(!!!) fanatikësh e misionarësh të paguar nga Arabia, unë po dal e iki se nuk dëgjoj dot predikime të mërzitshme anadollake. Më dhemb koka. Boll ma për 5OO vjet turqizma, pas aq vjet bizantinizma e diç më tepër romainizma...
Feja e shqiptarit është shqiptaria. Na quani çfarë të doni, nuk ka forcë në këtë botë të na lozë prej kësaj ideje, prandaj mos u lodhni kot, mos çani dërrasa, mos rrihni ujë në havan, mos me rokanisni kokën. Pastaj, eh, pastaj...ne jemi shejtanër qejflinj, o Agallarë të fisit të mamlykëve me bylyzykë në hundë, o fetarë të thekur, si po rrini në mes nesh ca të përvuajtur të perëndisë si ju. Meazallah!
Ndaj: Udha e mbarë, o Agallarë!  Na lini në qejfin tonë. A po del a po shkojmë?!

© Kol Shkodrani 2007