Saturday, January 17, 2009

Maria ishte bukuroshe - nga Kol Shkodrani


MARIA ISHTE BUKUROSHE...

nga KOL SHKODRANI

I thanë një herë një gjyshi plak, se si shumë kjo mbesa jote e bukur rri e preket me çunat. Ai, pa e zgjatur ua ktheu, po ja do trupi more djem e kur ja do trupi nuk ka si e ndalon turpi.
E për të vërtetë çfarë faji kanë bukuroshet sa kohë që ua kërkon gjaku, dëshirat e jetës. Vërtetë çfarë faji kanë ato kur ne burrave, sado të sertë të jemi, na mbeten sytë tek bukuroshet. Se çfarë bëhet me lëngjet e përbrendshme me të cilat merret mjekja e famshme e Teksasit Kristine Durante, që shpjegon dëshirat seksuale intensive të grave, vartësish ndikuar prej bukurisë se tyre fizike, nuk e di, por di një barcaletë për një bukuroshe shkodrane që luante nga fiqiri çdo mashkull, sado zotni e namuzqar të ishte. E një nga këto burra që tollovitej prej grave e vajzave të bukura ishte edhe mësuesi ynë Kol Tuxhari.
...Një mëngjes zotni Kola hyri ne klasë. Të gjithë fëmijët zunë vendet. Por dy nxënës që i kishin bangat pranë dritares çuçuritnin. Mësues Kola zgjati kokën e pa nga dritarja. Po kalonte një femër e bukur në rrugë. Krrëk ja bëri diçka brënda vetes zotni Kolës. Si u zhduk imazhi i femrës marramendëse, zotni Kola ju afrua njërit prej nxënësve dhe, si e zuri për veshi, e pyeti se çfarë dëgjoi nga shoku i vet. Ky i shkreti desh s'desh u tregua i sinqerte:
-Zoti mësues, ky Marku me tha se Maria është kurvë!
Klasa beri një uuuuu... dhe priste shpërthimin e zotni Kolës, i cili ishte mësuesi më nevrik i shkollës. Kish arritur t'i rrihte nxënësit me vizore. Prej tij tmerroheshin vetë mësuesit.
Në klasë nuk dëgjohej pipëtimë. Mirëpo kurrgjë e tillë nuk ndodhi. Përkundrazi zotni Kola buzëqeshi lehte e i tha atij pranë dritares, që kishte bërë faj e dridhej si purteka në ujë:
- Kur të mbaroje mësimi, ti do të rrish në klasë.
Mbaroi dhe ajo orë e tensionuar mësimi dhe i shkreti nxënës, i tmerruar për çfarë do të pësonte prej zotni Kolës, të tmerrshmit të shkollës,  qe mbledhur si grusht. Shihte vetëm majat e këpucëve të veta. Ai nuk ishte Luli i vocërr e mësuesi i tij nuk ishte Migjeni zemërbutë. Ishte mësues Kola i sertë e i ashpër si shkëmb. Fëmijët e tjerë përgjonin pas dere e prisnin ulërimat e mësuesit të pasuara me të qarat e nxënësit.
Por ndodhi ajo që nuk pritej. Brenda klasës një qetësi e çuditshme. Kur nxënësi u shfaq tek porta, shokët iu mblodhën përqark si zogjtë dhe pyeten a mos e rrahu mësuesi, i bërtiti, i theu notën në sjellje apo diç tjetër?
Por kurrgjë nga këto nuk kishte ngjarë.
- Po çfarë të tha, pra... - e pyeten shokët me padurim.
- Asgjë, - u përgjigj nxënësi.- Me pyeti se ku e kishte shtëpinë Maria dhe ja tregova. Vetëm kaq.
E pse duhet të ngjiste diç tjetër?! Po fundja... Çfarë faji kishte nxënësi? Çfarë faji kishte mësues Kola?!
Askush nuk kishte faj pse Maria ishte bukuroshe.
As vetë Maria...

Kol Shkodrani © 2009

Wednesday, January 14, 2009

Alegori dhe Oroskopi - nga Gjosho Vasia


GJOSHO VASIA
Kèshilla dhe bindja

Alegori..

"- Mullizezè mori sojnike
prej zabelit po pse ike?
Aty ishe n'mes t'blerimit,
kudò pate ujè burimit,
deri flladi ardhè prej shpatit
tè miklonte n'pupla t'shtatit,
perposhtè teje,n'atè blerojè
vinte qingji tè lodrojè,
e'ai trumcaku zog beqar,
t'cicirronte tash e parè,
pse e le çerdhen pra ku linde,
çka tè shtyni qè u binde?"-
"-Un e mjera mullizezè
shum vjet mbeta pa çelè vezè,
se nji gjarpen n'atè zabel,
nji gjaksor e kriminel,
asnji dhimbje per pà njoftè
hynte n'çerdhen time t'ngrohte,
kapte vezèt dy a tri
niste fillè me'i kaperdì...
Der'atè ditè qè nji sorkalle
nji mendtake e shpirt-madhe,
sa 'e ndigjoj ketè gjamen teme,
pau dhe lot't tue rrjedhè prej peme,
m'dhà nji kshillè t'nji mikes s'vjeter:
"Ik,ban çerdhe n'pyllin tjeter....
Tek ai vend,ku asht qetsija,
ku pà frigè tè rriten f'mja,
aty moter asht lirija...
Dhe gjithkush t'a kètè kète bindje
se Lirija asht vend-lndje...."
"-Kur u binda fluturova,
zogjet rrita dhe fitova.."-..

OROSKOPI SI RROSKOPI
___________________________


DASHI----20 MARS----19 PRILL

Po ndigjo djali'i Lulashit(Bektashit)
je tue i rà nè qafè shoqnisè,
mos mendo se je mish "Dashit"
rreh ma fort nga mishi i dhisè...


DEMI-----19 PRILL---20 MAJ

Nè ketè botè gjithkush me t'veten,
pra gjithmonè me gjanè e shpisè,
ti si "Dem"mbaje pak vehten
mos trazo "loptè" e kojshisè..


BINJAKET--20 MAJ---21 QERSHOR

Fjalè tè urtè m'kanè thanè do shokè
mos e ço nanen n'kojshi,
se ka ndodhè me lindè"Binjokè",
njeni i bardhè e tjetri i zij..


GAFORRJA--21 QERSHOR--22 KORRIK

Ju t"Gaforres" me 6 kambè
dy me'u thy,prap kceni hop,
kurse mue Zoti m'ka nàmè,
nji me thy,do t'eci n'shkop..


LUANI--22 KORRIK--22 GUSHT

N'oroskop njihesh "Lua",
por trimninè e ke sa'i micè,
sa herè don trimnì me ba
e han shtjelmin n'mbrapanicè...


VIRGJINESHA--22 GUSHT--22 SHTATOR

Shej'i im ju ban me qeshè
sa nuk qeshni as n'teater,
n'oroskop jam "Virgjineshè"
un qè ndrrova' i qind e kater.


PESHORJA--22 SHTATOR--23 TETOR

Nuk ke "Peshè" ma n'asnji vend,
ke burrni sa'e zeza'e thonit,
ti din vetem me shitè mend
thue je nipi i Napoleonit..

Ishte dashtè kètij mende lehtit
me'i lidhè mbarpa nji teneqe,
qè tue krisè per gjatè qytetit
me'u dallue per farè e keqe..


HAGREPI--23 TETOR-22 NANDOR

Kje e bulur qyshè te djepi,
hyllè u rrite n'duer t'satamè,
n'oroskop quhesh"Hagrepi",
bane Zot me ma ngjitè dhambè..


SHIGJETARI--22 NANDOR--20 DHJETOR

Shum u fryne porsi gjeli
tue shitè mend me oroskop,
"Shigjetar" si Wilhelm Teli,
por shkoj shtrembt se je "miop".



BRIJCJAPI--21 DHJETOR--20 KALLNOR

Ti' i "Vllaznisè" me atè lloj hapit
porten tande po'e shet lirè,
po tè kishè brena "Sqapit"
do tè ishe mbrojt's i mirè..


UJORI--20 KALLNOR--19 FRORE

Si nè frorè si nè qershorè
mbushim kova n'pusa t'huej,
t'marroftè Zoti ty"Ujorè"
si na'i le çesmet pa ujè.


PESHQIT--19 FRORE--20 MARS

Ju tè "Peshkut" hani peshk,
ka sa t'dushè lundra e Palok's,
sidomos nè tavè kam rreshk,
noten dhjetè krapit t'Shirokès-


Gjosho-2009


Madje ulè janè nè Kuvend,
nè Kuvend,por krejtè pa rend,
se shumica ka ndermend,
me i perdredhè diçka k'tij Vend..
Edhe nisin diskutojnè,
bisedojnè,por zanin çojnè
"--Sot Shqipninè duhet t'a pshtojmè ...

GJOSHO VASIA
Ku janè shpresat?

Nè nji natè gjithè flakè e breshen,
dy perbindsha seç u ndeshen,
"Kuq-kulshedra dhe lugati,
ç'u nderzyen nè bigè t'nji fshati,
e s'u pà njiherè sahati,
por kur rrezja i "vikati",
veç atherè i luejti shtati...

Ma nè fund nga k'to stervina,
nga k'to bisha,k'to egersina,
linden mija proletarè,
faqezez,tè gjithè shqiptarè,
e tue qenè jashtè çdo kallepi,
seç u ndij nder nè gazepi...

Po ti shohish nga turini,
sa merr buza dhe bulshini,
si perpallè,si n'krah t'profilit,
i afrohen kokodrilit.
Sepse muskujt,pjesè e krimit,
q'i formon pushka e rregjimit,
tregojnè kjartè se k'to rrebela,
janè safì veç kriminela...

Po' i pè mirè te bira e synit,
seç i dridhet nji farè krymbit,
qè asht thelbi i karakterit,
krymbalesh me dy flet nderit.
Asht ai krymb nder proletarè,
qè jep lajmin tash e parè,
se filani asht reaksionar,
o me vrà a por me e vàr.

Se ma thojt,t'a fusin lakun,
kur ia sheh ashtu t'pergjakut,
tè stergjatun,tè perdredhun,
e kur marrin nga ti t'sjellun,
tè hynè friga deri n'palc,
me rà n'tokè,m'u marrè me shkalc..

Mjaft me dijtè se tè kujt janè,
lugat babè,kulshedren nanè,
kè me u bindè se nuk asht prrallè,
proletari'i rracès rrallè.
Me qè prindi asht kusàr,
edhe f'mijtè janè n'atè kulàr,
me qè prindi asht spiu,
edhe f'mijtè i kanè ngjasue,
me qè prindi asht "taliban",
njashtu f'mijtè i ka taman.

Tash mendo kèto barbar,
(barabar po'i thè tartar),
u vuen fillè n'sherbim tè shkjaut,
me ia nxjerrè germazin vllaut.
Kaq e rrahen kete "tokè" t'mjerè,
çou e rrxou,dimen e verè,
der qè s'pat ma nderè e vlerè,
sa qè askush s'dinte me'e njoftè,
a i ka mbetè ndoj pjesè e ngrohtè.?

Dhe ma n'fund kèto barbar,
(barabar po'i the tartar),
nga qè' e pànè se s'ka ma jetè,
seç e ngriten pak perpjetè,
dhe tue 'i hjedhè sejcili pshtymen,
nè humnerè i dhanè tè shtymen.

E ç'u nis "Nanè-madhja" e mjera,
rrokollisè sa merr humnera,
shkoi teposhtè e nè fund mbeti,
atje thellè ku lindè termeti,
n'atè errsinè u shtrij e treti,
deri' atè ditè qè ndrroj dhe shteti

... .......................................
Per mbas "Murit tè Berlinit",
meturinat e rregjimit,
prà fèmijtè e ba'bs lugat,
dhe t'kulshedres malukat,
qenkan shkrue nè Demokrat..
Edhe marrin shtetin n'dorè,
dhe jehonè i bajnè çdo orè,
se ne jemi zot't e Vendit,
qè n'Mursì,der n'Bjeshkè t' Kelmendit

Madje ulè janè nè Kuvend,
nè Kuvend,por krejtè pa rend,
se shumica ka ndermend,
me i perdredhè diçka k'tij Vend..
Edhe nisin diskutojnè,
bisedojnè,por zanin çojnè
"--Sot Shqipninè duhet t'a pshtojmè ...

Pra siç jemi,forca burra,
poshtè do zbresim turra,turra,
e t'i thurim Shqipnisè caqe,
e t'a mshtesin neper praqe,
der t'a nxjerrim n'syperfaqe,
dinje mirè,kur t'zbrazim gropen,
fusim n'dorè edhe Europen."-

Seç po zbresin "proletarèt",
menjifjalè tè gjithè kusarèt,
don me thanè pra milionarèt,
pa lanè jashtè parlamentarèt..

"-Forca burra jepini,
shtyjeni bre kapeni,
çojeni dhe hipeni,
futeni e ngrijeni"-

Por e mjera nanè amtare,
nuk livizè nga vendi fare,
dhe pse'i nxoren para lekun,
dhe pse e tremben me dyfekun,
ajo ndodhet krejtè e mekun,
madje duket si e vdekun....
............
Qe..Po duket n'grykè tè honit,
nji flok bardhè si shkumba e Jonit,
e lèshon nji zà tè broshtè,
qè po'i jep rrugen teposhtè,
atje thellè e nè humnerè,
tue kalue gur e qemerè,
e kur zani n'fund ushtoi,
kokat nalt sejcili çoi..

"--Po ndigjoni ju perfundit,
mos tè tretni kurrfarè mundit,
se e shkreta "Manushaqe",
nga duert tueja gjithè handraqe,
kurr nuk del nè syperfaqe....

Derisa s'njihni ndergjegje,
veç kusar nder njimij tregje,
fanatikè me krye n'"ferexhe",
Derisa se njihni Zotin,
as mèshirè per kush derdh lotin
ju shqiptarè ju fundi i thesit,
mbytè e zhytè me gjithfarè vesit,
po çka pret Shqipja prej jush?

Per ta nxjerr asht tjeter kush,
jemi ne urtija e vendit,
qè n'Morsi der n'Bjeshkè t'Kelmendit.
ndersa ju atje n'errsinè,
brez mbas brezit nè greminè.

Dhe pse jemi tè nji praku,
tè nji gjuhe, tè nji gjaku,
kurr njisoj si ju nuk jemi,
kurr nji gja t'perbashkèt s'kemi.

Gjosho: 1. 2. 2012



Janë dërguar nga autori posaçërisht për faqën tonë elektronike.
Pushoftë në Paqe ky njeri i madh!
Kol Shkodrani

Unë jam Barak Obama - nga Kol Shkodrani



UNË JAM BARAK OBAMA !!!

- Fejton për mendjeçalët e atdheut tim-


Nga KOL SHKODRANI

Ka ca njerëz në këtë botë që nuk u mbushet mendja se ti je ai q
ë je e jo një tjetër. Jo, të thonë, duke ngulur këmbë si mushka. Ti vertetë je ti, por je edhe një tjetër allasoj. Kanë nisur këto histori të dyzimit tim imagjinar këtu e vite të shkuara. Asokohe një skuth anonim në Nju Jork , me email-pseudonimin Geg Toska, bënte ca ironira për krijimet e një zonje po në Nju Jork. Të dy njiheshin, ishin në shoqatën e shkrimtarëve shqipo amerikane ku gëlojnë edhe sot e kësaj dite rapsodët e Zylo Kamberit, e megjithatë prapa kurrizit të dy këta u bënin hatanë të tjerëve por edhe njëri tjetrit. Të dy përdornin dhjetra pseudonime.
Kanë ndodhur edhe ngjarje të tjera të përaferta e gjithnjë me një avaz. Kështu për dy muaj që isha në Shqipëri, larg internetit, është bërë nami me emrin tim, me të shara e të palara vetëm me shkakun se zonja L. mikja e zonjës V. sajon një shpifje të ligë duke thënë në listë-grupin shqiptar “Çamëria” se isha pikërisht unë kundërshtari i tyre i rrebtë në debate, Arbër Thesproti.
Intriga u krye.Veç një shami ju desh Jagos dhe e thuri ligësinë.
Këta që thurin intriga harrojnë se teknologjia të nxjerr zbuluar, ja heq poturet mashtrimeve dhe i le intrigat e intrigantet cullak në mes te ngricave.

Me shumë veshtirësi i binda zotërinjtë e inatosur të Listës “Çamëria” se nuk isha unë Thesproti kundërshtar dhe as ndonjë pseudonim anonim tjetër. Epo shyqyr thashë, do më lënë rehat jo vetëm mua, por edhe të vdekurit e mi se këta edhe me të vdekurit merren kur të kanë zët. U fut në lojë një fare pseudofallci gjoja Avni Rustemi nga Gjermania, por kur ja zbulova gënjeshtrat publikisht, iku me bisht ndër shalë...e një zot e di në çfarë vrime miu fshihet e thur intriga të reja.
Sapo u mbyll kjo ngatrresë e çmëndur, ja plasi nga lista tjetër po e çamëve, të ndarë këta çamët si në lojën e kungulleshkave në dy pjesë. M’u përvesh pikërisht ai person anonim, i cili prej disave mendohej se isha tepkë unë. Ja me të tilla gjëra u dashka të merremi ne shqiptarët. Në fakt të detyrojnë të merresh, anipse krejt pa dëshirë, se këta nuk të lënë të rrish në punën tënde.
Por me hyrjen e këtij viti 2009 , falë Zotit, më kanë dhënë pushim. Nuk po merren më me mua, veç ndonjë përmendje emri fare kot nga kosovari i ngatrruar me të vetët z. Bahtir Hamza në Kanada, të cilit nuk e di çfarë borxhi i kam.E keqja është se edhe ai nuk e di, por ka nevojë për emra e lista e na përdor si barut për çifte.
Dhe ja rrufeja në qiell të kthjellët në ditën e janarit 13 -të. Kësaj rralle është rrufe Gjermanie se andej vjen plot shkrepëtima.
Një azgan djalë me emrin Enlirat Hoxhaj nga Berlini, që po thashka se është inxhinjer elektronik kompiuterik, bën be e rrufe dhe ve dorën në zjarr, se unë e kurrkush tjetër është Ilir Dardani që shkruan në revistën elektronike “Zemër Shqiptare”. Më polli groshi me këtë inxhinjerin e Berlinit. Ky ngul këmbë si mushka se jam unë Ilir Dardani ngase ky e ka vertetuar me teknologjinë e internetit që e paska profesion. Kësaj rallë nuk më vjen në ndihmë as teknologjia, se ky e ka kompiuterin me diplomë ndërsa unë jam empirik. Si t’ia bëj e ku të vete. Kujt ti qahem e ku të mbytem. Mo Zot ma keq. Kujt t’i them se unë nuk jam Ilir Dardani, si ta vertetoj. Aq më tepër se ky inxhinjeri më ka vënë një ultimatum për deri nesër, në mos do të lëshojë tërë artilerinë e raketat( si në Gaza) kundër meje anë e mban Gjermanisë.

Apo nuk kam një kushurirë gjermankë me mbiemrin tim që punon në një Televizion shumë të njohur... Do të turperohem në sy të Aferditës. I mjeri unë si do të bëj me gjitha ato raketa. Një herë mendova se, sa të bëhet luftë e të vriten mileti, më mirë po bëj si në kohën e diktaturës, ku më e lehtë ishte t’a pranoje një gjë që s'e ke bërë kurrë, se sa t’a kundërshtoje akuzën e të kerkoje të vertetën. Hetuesi t’a thoshte hapur e shkoqur si kokrra kallamboqi:Pranoje që të mos rrahim ndryshe do të dalë shpirti me hu në qeli.
Tani ky i fisit te Hoxhajve, elektroniku them, edhe ky ma thotë hapur, por ky e ka edhe artilerinë fort të rëndë. Ky më thotë se unë do të sulmoja Zotin, që i qofshim falë. Po pse te sulmoj Zotin une?! Ky i fisit të Hoxhajve nuk ma thotë. Por ngul këmbë se, sikur qeni qepën t’a hajë, unë prap se prap do të mbetesha Ilir Dardani.
Po mirë more njeri, them unë, po pse të jem Dardani e jo Pellazgu. Pse të mos jem Pirrua i Epirit apo Batua që e humbi betejën, ra rob dhe e hoqën romakët zvarrë.
Për t'ju shmangur luftrave e bombave, raketave elektronike të Hoxhajt, duke qenë edhe përpara ultimatumit të tij kërcënues, unë më mirë po e pranoj se jam Ilir Dardani dhe mbyllet tërë kjo histori lufte. Se fundja, botës po i del e tepron lufta në Lindjen e Mesme, ç’ne edhe një luftë tjetër thelë mbi bisht në internet...
Po, o vëllezër ngatrrestarë shqiptar, po vetsakrifikohem edhe unë si Krishti në kryq. Po marr përsipër mëkatet tuaja. Veç luftë në mes të shqipove të mos ketë. Që të mos acarohen elektroniket e mufanikët.Që të mos e shajnë edhe më tej njëri tjetrin me fjalë të pista. Që të mos më shani edhe më tej të vdekurit e mi që ju patët paturpsinë të m’i lëndoni edhe në varr. Që çamët edhe më tutje të mos jenë pikë pikë, por të bashkuar, se bashkimi bën fuqinë e përçarja mjerimin. Qe te mos e vrasin serisht Çelo Mezanin.Të mos ketë dy Lista e dy Liga e katërqind blogje por një.
Dua ta mbyll këtë fejton me një gojdhanë popullore.
Hajdutet s’po e linin rehat një shtëpi fshati.
- O baba, thirri një natë djali nga hauri.- E zura hajdutin.
- Po sille o bir, - tha babai i gëzuar se shpëtoi nga kusuret me tufën e dhënëve..
- I them, po nuk vjen.
- E po, meqe nuk vjen, lëshoje.
- Puna është, o baba, se e lëshoj unë po nuk më lëshon ai.
Kështu edhe puna ime me ju, o vellezerit e mi shqiptare, kokëtula, ndaj po i pranoj të gjitha si në birucat e hetusisë e pretencat e prokurorëve të Qoftëlargut:
- Unë jam Geg Toska. Unë jam Arbër Thesproti. Unë jam Bujar Shehu.Unë jam Tano Turku. Unë jam Ilir Dardani. Unë jam edhe ...Barak Obama!
A jeni të kënaqur zotërinj hetues? I pranova të gjitha. Tani mblidhni kaplloqen e merruni me punët tuaja se po më krijohet përshtypja se më mendjeçalë se ne shqiptarët nuk gjëndet fis njerëzor mbi faqe të dheut.

14 Janar 2009
_______________________________________________

LEXONI E MOS BESONI

-On Tue, 1/13/09, Enlirat Hoxhaj wrote:

From: Enlirat Hoxhaj
Subject: pergjigjen e pres deri pasneser pastaj e botojme tekstin ne cameria...
To: pendekaltri@yahoo.com
Date: Tuesday, January 13, 2009, 5:15 PM

Kol....,
...kam analizuar disa shkrime te botuara ne webin www. zemrashqiptare.net , z.Kol Shkodrani dhe kam ardhur ne perfundim se ju jeni nofke e z.ILIR DARDANIT,qe postoni shkrime (i botoni)ne emrin e tij.Jam befasuar edhe ne nje gje:pse e sulmove z.Bruqin ne zemren shqiptare?...Dihet qe ai publikisht te ka mbrojtur ne internet kunder shume talebaneve qe tu leshun ne sitin e Çamerise!...Nje gje te tille nuk e dije pse e ke bere?!!! Kesisoji e sulmove edhe z.Vitore Leka,humanisten shqiptare qe ndihmoje shume ushtare te UÇK-se.Poashtu sulmove me nofka te nduarduarta edhe publiçistin e mirenjohur Baki Ymeri...Nuk e dijme kend nuk e keni sulmuar!!! Ndofta nje dite do ta sulmosh edhe zotin!!!Pse jo kur e Sulmove Vitoren ne internet!!!
Nuk e dijme se si do te vjen dita...kur do te jeshe ne OLTARIN-para Zotit dhe Isusit!!! Se para Muhametit a.s.nuk je fare...
Shume gjera dije per ty...dhe nje dite do te vije koha kur te gjitha do ti botoje...do te jete ndofta bumerangu i fundit kunder jush dhe ,,miqeve,, tu PATRIOTEVE Tano Turkut,Albertinos...apo Hamdi Nuhiut, SIPAS JUSH ,,turkofilit' SHQIPTAR nga FYROM-i,qe te ka bere lesh pershesh ne disa forume shqiptare....
Mbetesh mire dhe paq kete faqe te zeze!!! Une i percjelle te gjitha shkrimet tua ne internet.
Enlirat Hoxhaj,student i studimeve pasuniversitare/elektroteknike/ ne Gjermani

Enlirat Hoxhaj,ing.i dipl.

Berlin,13.1.2009.

Ps.te them se une nuk jam perkrahes i asnjerit prej tyre...por turp te kesh qe po manipulon me emajla...e njof mire internetitin...prandaj edhe po te jap kete verjtje jo publike...nese nuk e pranon atehere letren do ta postoje dhe publikoje ne shume ëeb sajte interneti gjerman.