Wednesday, February 12, 2014

🟢 ZOGU I BAJGËS nga Kol Shkodrani

ZOGU I BAJGĂ‹S

Na ish një here një zog i vogël i cili i ishte qepur një lope dhe e shante përditë me sa i hante sqepi dhe truri tij sa një kokërr mel, duke thënë se lopa ish e shëmtuar, se bënte bajga dhe nuk fluturonte dot në qiell. Lopa si lopa e merrte shtruar dhe i duronte qesënditë e mikut të vet të vogël.
Një ditë ndaloi në një lendinë ju afrua lopës laramane e nisi të tallej me të:
- Ah, moj lopĂ« budallaqe. Lodhe shumĂ« e bĂ«n qumĂ«sht pĂ«r tĂ« tjerĂ«t. ÇfarĂ« tĂ« duhet ty moj kokĂ« poçe e mendje karroqe,  tĂ« besh qumĂ«sht pĂ«r njerĂ«zinĂ«.
Lopa e mërzitur nga shpotia u kthye e i tha:
- Po unë nuk jam zog si ty të bëj vetëm glasa në kokat e njerëzve.
Zogu në lëndinë qorrollisej e merrte krahë edhe prej ca zogjve të tjerë diku nëpër ferra e driza.
Nisi të fryje erë. Retë e zunë diellin. Zogu zgjati kokën të shihte çfarë po ndodhte në qiell. Po në qiell kishte dale fajkoi e krahët e tij i bënin hije zogut që grindej. E mjera lope, u drithërua tek shihte herë grabitqarin në qiell tek vinte rrotull dhe herë zogun e vogël mendjelehte që zgjatej e krekosej.
Kur vuri re se fajkoi po ulej vërtik, lopa ju afrua zogut dhe plluq i lëshoi një të pabërë përsipër. Skifteri kur e pa se në vend të zogut tashmë ishte veç një kulaç bajge në lëndinë, që kundërmonte për ibret, mori të ngrihej serish lart në qiell. At botë Zogu i vogël mendjelehtë, aty poshtë bajgës së freskët u shpupurish e tha:
-   Ah moj lope budallaqe. Edhe kĂ«tĂ« mĂ« bĂ«re.... moj dhjeramane!
Si e shau lopën, brofi përpjetë e nxori kokën sipër bajgës. Fajkoi e vuri re lëvizjen dhe frrap e mbërtheu të mjerin zog.
Lopa zemërmirë u përlot për zogun, ani pse ai e kishte sharë. Pastaj i hipi marazi e ju kthye atij që ishte mbërthyer nga kthetrat e Fajkoit dhe i shpërndaheshin puplat në erë:
- Po tĂ« kam thĂ«nĂ« sa herĂ«, mor miku im i vogĂ«l gĂ«rnjar, tĂ« kam thĂ«nĂ«, po ti s'mĂ« dĂ«gjove kurrĂ«... "Kush tĂ« do, tĂ« dhjet e...kur je i dhjerĂ«, mos e ngre kokĂ«n".  
Se mos vetëm mendjelehti Zogu i bajgës nuk i dëgjon fjalët e miqve. Ka dhe të tjerë plot që pëlqejnë vetëm mendjen e vet. Plot ka.
Përralla në lesh e shëndeti prej nesh.

© Kol Shkodrani
Urtësira & Ultësira.