KOL SHKODRANI
GJEGJE ZAKE KAPEDANIT
GJEGJE ZAKE KAPEDANIT
Tugatjeta Riza Lahi
ty tu baftë dita njëmijë
kartpostale po të çoj
këtë kangë re me çifteli!
këtë kangë re me çifteli!
që m'i thur bejtet aq lehtë
si na bane gazi botës
o pilot me biçikletë.
O Ashik që s'të dihet vorri
në Tarabosh a në Pezë matanë
si po m' qesh kur të dhashë raki
tek Shallvaret në Tiranë.
Si harron, mor Kaçatorr
se rakinë që të dhashë me meze
“merre e pije me shkrimtarë!”
më pat thanë e mira Teze.
Pasi i shtrohesh tasqebapit
më sulmon e më ban fertele
kthen rakinë e i thua Baxhakut
shko na sill pilaf Daniele.
I mvren vetullat Nase Jani
si na e drodhi ky “shejtani”
muhaxhirë kudo ku vemi
raki “jude” nxjerr kazani.
Si e harrove zotnillëkun
mos me sha mikun e gotës
pasha Qiell e pasha Dhè
miku të baka gazi Botës.
Ti po më flet për do femnusha
si të isha plak ashik
po harron se me të amla
shtyhet jeta, more mik.
Po ti Zake, si Pilot
si s'po e di ku ësht Devolli
po si dreqin e harrove
atë Lindushin e Agollit
Mblidhe mendjen e shtro penën
shkruaj për femnat, mos ki frikë
edhe Elinden e Detroitit
si e harrove, more mik.
Këto dy Linda, me t'shtrue në dru
më mes t' Tiranës, kisha dëshirë
nuk do mundej me të shpëtue
as vete Monda zemërmirë.
Le pastaj kur të dalë nami
"E'kanë rrah femnat, këtë qyqe"
në katër faqe shkruan Fatimja
reportazh në gazeten "Ndryshe".
Dhe shiko se jo çdo herë
thotë njeriu atë çka don
ti po me thue se s'i ha pjeshkat
teksa goja lang të shkon.
Për t’u mbrojt prej ndoj zerzelja
ma hedh fjalën me tinëzi
sikur ti nuk shkruan për femna
por për burra namuzli.
Kot e ke, se me ksi rrenash
s'të shkon gjatë varka në mjegull
veç kur peshkatarët e Bunës
pjekin qefullin në tjegull.
E shikoj se të merzita
e liqeni të çon tallaz
thua: mirë, pa ujë e drita
s'me len dhe Kola me ba gaz.
Tash m’i thuaj Aleko Likajt
t’a baj kafe me sheqer
por veç sytë i mbaj n' Milano
prit Elianën që t’a sjellë.
Se mor mik, kur ta sjell burri
kafja të kthehet krejt në zeher
po kur ballas ke një femër
ke për shpirtin një melhem.
A ke ndi ndoj kangë për burra
veç hajdutë në kohë të zamanit
po at za të Isuf Myzyrit
për kumuritë e Elbasnit.
Femra është lezeti i botës
dëgjo Zake Kapedani
ndryshe të nxorra kartë të kuqe
t’a heq patenten e aeroplanit.
* * *
Tani hapi veshët mirë
e ndigjo ti Ashik "Horri"
këto vargje po ti shkruaj
sot bash ditën e Shën Kollit.
Kur une prisja një urim
për këtë emër që më ka vu baba
kurrë s’e prisja talljen tande
tue ma nxjerr gjuhën nga mbrapa.
Jo me rrena e kaçarrena
gjoja ti nuk ja var femnës
se të kam pa në rini, kur shkoje
pas Aishes e pas Prenës.
O pilot me biçikletë
mirë t'u gjegja zotnisë tande
se nuk ka bre zog shkodrani
që të âmlat nuk ja kande...
KOL SHKODRANI 2008
BLOG-PORTA
MI BENI VIZITE GJYSTE VULES TE KRONI I TRABOINIT
aLeGri sHkOdRaNe