Monday, December 26, 2011
E KANE ZGJEDH UJKUN KRYETAR
E KANE ZGJEDH UJKUN KRYETAR
Nga KOL SHKODRANI
Një ujk e ca gomarë
Rrinë bashkë në një hambar
Rrinë bashkë në "miqësi"
Karkacul në një parti.
Pra siç thamë, me një fjalë
Një tufë me buzëbardhë
E kanë zgjedh ujkun kryetar
Kryeparë në hambar.
Nuk guxon ndokush të flasë
Nuk guxon ndokush të pallë
Sepse ujku që kanë zgjedhur
U thyen dhëmbë e dhëmballë.
Të shkretët ata gomarë
U shkon shurra nëpër shalë
As të ikin nuk i lënë
As të zgjohen, as të flënë.
Sepse pak po ngritën zënë
I shqeu ujku të tërë
Se është ujk shpellor azie
Mbjellë e pjellë kësaj nahije
Nëpër skërrka e korie
Trupmadh e fytyrzi.
Thonë antarët buzëngri:
Na shpëto, o perendi
Se të shkretët ne, buzëbardhë
Më nuk zgjedhin ujk kryetar
Sikur qielli të rroposet
Edhe bota krejt të soset.
Veç të shpëtojmë...Oi,oiii
Prej këtij ujk, këtij faqezi
Që si gjëndet shoku tjetër
Veç diku në bot të vjetër.
Një të tillë egersirë
S’kishim parë që jetë e mot
Një çakall do të qe më i mirë
Zot, o zot, na shpëto sot!
Sepse nesër, a pasnesër
Ujkut do ti vënë fshesën
Do ti vëmë një kusht të rëndë
Do ti vëmë dhe një gjobë.
Do ta çojmë në psikiatrik
E atje të flasë me vete
Tërë njerëzia le ta shohë
E të gajaset me këtë zgjebe…
Por sot, ah, sot
Na shpëto, o perëndi
Se mbarë bota po gajaset
Na quajnë popull zoologji!