Sunday, April 28, 2013

200 BURRA NDRRUAN BOJE - nga Kol Shkodrani


200 BURRA NDRRUAN BOJE
Nga: KOL SHKODRANI
Ah, moj Shkodër moj mizore,
pak na u duke shumë na dole.....
me 200 sokola burra
nga llogorja në llogore.
Ushton zani për kala
ushton thirrja deri në Gur të Zi
raskapitur prej mjerimit
200 burra ndrruan parti.
200 blu kaluan në rozë
ndrruan bindje e qellim
të pakënaq nga politika
që s’u solli një fitim.
Jemi popull me shumë halle
na del shpirti për gazep
këta me politikë të madhe
rrine mendojne veç për mbret.
Tue kërku t'drejtat tona
plasi shpirti, u ca goja
duam punë e duam bukë
këta na thonë hani bombona...
Ju ju raftë pika mbas veshit
si na latë si mos o Zot
tash na thirrni të hedhim votën
por, po lodheni krejt kot
Se politikarët e preshit
s’ja qajnë hallin Kolës e Lleshit
rrinë mendojnë për ca projekte
si e si ta mbushin xhepin.
Kanë pallate, kanë vetura
diplomatë u bënë këta burra
medemek se hyjmë në Europë
popullin e mjelin si lopë.
Dridh-dridhet politike
si në Pazar të gjësë së gjallë
më jep një pelë e të jap dy mushka
deputet ti kesh për sallë...
I kanë vënë popullit kapistër
e ja hipin si gomari
ush përpara, ec o popull
der sa të dalë shpirti për së gjalli.
2013